Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Turqi ku është takuar me Presidentin, Recep Tayip Erdogan.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për akuzat se ‘Gjermania nuk do të mbështetsë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit’, ndërsa Turqia ka kërkuar nga Gjermania që të ekstradojë rreth 40 ushtarë që dyshohet se ishin të përfshirë në grush shtet, transmeton portali arbresh.info.
Kjo është vizita e parë e kancelarës gjermanë që pas grush shtetit në Turqi dhe vjen pasi Turqia pritet të mbajë një referendum për të kaluar në system ekzekutiv presidencial.
“Kam theksuar se në një fazë të tillë të ndryshimit të thellë politik, çdo gjë duhet të bëhet për të ruajtur ndarjen e pushteteve, dhe mbi të gjitha lirinë e mendimit dhe të pluralizmit të shoqërisë”, tha Merkel para gazetarëve gjatë një konferencë për shtyp me Erdogan.
“Opozita është pjesë e demokracisë”, ka shtuar ajo.
Ajo ka bërë thirrje që vëzhguesit e zgjedhjeve të lejohen për të monitoruar votën./Arbresh.info
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...