Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka kryer një vizitë dy ditore në Serbi.
I pritur nga kryeministri serb, Aleksandër Vucic dhe pas detyrimeve protokolare, Tsipras ka shijuar edhe jetën e natës në kryeqyetin serb, Beograd, transmeton portali arbresh.info.
Ai është takuar me miqtë e tij, biznesmenin Zoran Basanovic dhe me teologun, Milos Stojkovic.
Tsipras i ka quajtur ata miq të mirë dhe ka theksuar se nuk dëshiron të flejë pa e shijuar edhe jetën e natës. Ai është pritur në një nga klubet me të mira në Beograd dhe sipas mediave serbe, ai ka kaluar një natë të shkëlqyer.
Burimet e mediave serbe bëjnë të ditur se ai ka qëndruar në klub deri në orën katër të mëngjesit./Arbresh.info


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...