Ja kush ishin dy manipulatorët më të rrezikshëm….
Rasputin. Këshilltari privat i carit të fundit të Rusisë Nikolla II, Grigori Efimoviç Rasputin, u cilësua përgjegjës për disfatën e Romanovëve. Me prejardhje modeste, ai arriti të fitojë simpatinë e shumicës së aristokracisë ruse dhe familjes perandorake, falë karizmës së tij të fuqishme dhe famës së një murgu që shëronte njerëz.Në fakt, sipas disa historianëve Rasputin ishte një ndjekës i një sekti fetar heretik, një manipulator që pëlqente luksin dhe shenjestronte kryesisht gratë e fisnikërisë, duke përfshirë edhe vetë Perandoreshën Aleksandra, gruan e carit.
Xhim Xhons. Reverendi-prijës i kongregacionit fetar të “Tempullit të Popullit”, bindi në vitin 1978, 912 pasuesit e tij të kryenin një vetëvrasje masive, duke i nxitur ata të pinin cianid. Duke besuar se ishte rimishërim i Krishtit dhe Leninit, për t’i shpëtuar kritikave të ashpra publike në SHBA, Xhons u largua në vitet 1970 në xhunglën e Guajanës, komuna e Xhonstaunit, të cilën ai e përcaktoi si “toka e premtuar”. Këtu, nën presionin e akuzave për përdhunime, rrëmbime dhe evazion fiskal, ai i bindi ndjekësit e tij të kryejnë vetëvrasje dhe më pas vrau veten me armë.
Sigurohen pagat e marsit/ Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore
Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirim...
“Korridori i 8” përfshihet zyrtarisht në infrastrukturën e s...
LDK kërkoi që në rezolutë të përfshihet një pikë për vrasjet...
“Liria ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi...
PDK përshëndet dhe falënderon deputetët për votimin e Rezolu...