Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re dhe ndër të paktit politikanë kosovarë që ishte pro zgjedhjes së Donald Trump President i SHBA-ve dhe që besonte në fitoren e tij, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se vendime më të rënda kishte marrë ish-presidenti Barack Obama sa ishte në pushtet sesa Donald Trump, që mori vendimin për ndalimin e shtetasve të gjashtë vendeve myslimane.
“Vendime me të rënda ka bërë Obama sesa ky (Trump), ai (Obama) ka bërë luftë, ky (Trump) jo”, ka pohuar Pacolli.
“Nëse flasim për gjashtë shtetet – Iraku, Irani, Siria, Somalia, Libia – që është nxjerrë urdhër- ekzekutiv që të mos hynë shtetasit e këtyre vendeve në SHBA në periudhën e caktuar. Kjo e ka logjikën e vet sepse do ta dijë kush po hy në shtetin e vet, çka po lëvizë”.
Madje Pacolli pohoi se edhe nga këndi i një kosovari ky vendim është korrekt, pasi asnjë nga këto shtete nuk e kanë njohur Kosovën.
“Për mua, edhe nëse e shoh politikisht, këto shtet nuk e kanë njohur Kosovën – kemi njëfarë gjysmë-njohje që vjen nga Libia. Unë nuk difersifikoj njerëz, s’jam racist, por nëse është në pyetje siguria e njerëzve atëherë kjo mas është e drejtë”.
Shpallet konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në ...
Kosova e miraton pakon e 19-të të sanksioneve të BE-së kundë...
Rama publikon pamje nga tryeza në Atlantic Council: Shqipëri...
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuar...
Abdixhiku kritikon refuzimin e 21 amendamenteve të LDK-së pë...
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...