“Anëtarësimi i Kosovës në Egmont Group të Njësive të Inteligjencës Financiare është një tjetër arritje e rëndësishme për vendin tonë. Ky anëtarësim është rezultat i punës dhe angazhimit tonë të vazhdueshëm për të arritur të bëhemi anëtari më i ri kësaj organizate, e cila na mundëson të jemi pjesë aktive e përpjekjeve për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe shpëlarjes së parave. Falënderoj shtetet anëtare dhe vendet mike të cilat kanë votuar dhe përkrahur që Kosova të jetë shtet anëtar i kësaj organizate”, ka thënë Hoxhaj.
Vendimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë është marrë sot në samitin e vendeve anëtare që po mbahet në Katar.
Kosova deri më tani është anëtarësuar në mbi 50 organizata ndërkombëtare, prej atyre politike, të sigurisë, ekonomike etj./Arbresh.info
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...