Policia italiane ka arrestuar një çift italianë mbi dyshimin se kanë furnizuar me armë një fraksion të grupit terrorist që njihet si Shteti Islamik.
Policia beson se armët e dërguara janë pushkë, raketa tokë-ajër dhe helikopterë në Iran dhe Libi mes viteve 2011 dhe 2015, transmeton arbresh.info.
Çifti në të 60-tat të njohur si Annamaria Fontana dhe Mario Di Leva, të njohur ndryshe si familja Jafaar pas konvertimit të tyre në fenë Islame.
Policia ka theksuar se është arrestuar edhe djali i tyre dhe shefi i Helikopterëve të Shoqërisë Italiane.
Fontana njihej nga banorët lokalë si politikanë, që ka shërbyer në dy mandate si këshilltar i socialistëve në San Giorgio gjatë viteve 80-90.
Në vitet e fundit ajo ishte larguar nga politika dhe kishte filluar të vizitonte rregullisht Lindjene Mesme, shkruan Il Corriere del Mezzogiorno, transmeton arbresh.info.
Sipas policisë ajo ka ndërtuar lidhje të ngushta me qeverinë libiane dhe me ish-kryeministrin e Iranit.
Arrestimet janë bërë pas një operacioni ndërkombëtar të koordinuar nga departamenti anti-mafia në Napoli. Policia kishte nisur hetimet që nga viti 2011, pas një hetimi mbi grupin e njohur mafioz Gomorra./Arbresh.info
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...