Operacioni për kapjen e shumë të kërkuarit Klement Balili është përqëndruar të martën në zonën e Gjirokastrës.
Njësitë e shërbimeve operacionale të Policisë së Shtetit, si dhe patrullat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në qytetin e Gjirokastrës, si dhe në fshatrat Asim Zeneli, Golem dhe Fushbardhë.
Brenda në qytetin e Gjirokastrës, policia ka ushtruar kontrolle në shtatë banesa, kryesisht në lagjen ish-SMT, Palorto dhe tre banesa në lagjen “18 Shtatori”.
Këto banesa, policia dyshonte se mund të ishin baza për strehim të mundshëm të Balilit, kjo falë edhe lidhjeve familjare dhe farefisnore që ka i shumëkërkuari.
Burime nga Policia konfirmojnë se kontrollet janë ushtruar në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa situata edhe përgjatë ditës së sotme vijon të jetë thuajse e njëjta në Gjirokastër ka nje prezencë të shtuar të policisë dhe forcave Shqiponja, të cilat patrullojnë në qendër të lagjes “18 Shtatori”, por edhe në lagje të tjera.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...