Lideri i Bashkimit Evropian, ka reguar ndal Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke i cilësuar vendimet e tij si ‘kërcënuese’ dhe ka këmbëngulur se ai është duke kontribuar ‘për të keq’ në BE.
Në një letër drejtuar 27 liderëve të BE-së para samitit të Maltës që pritet të mbahet të premten, Donald Tusk e ka përmendur administratën e Trump si ‘kërcënim’ të njejtë sikurse Rusia, Kina, Islami radikal dhe lufta kundër terrorizmit, transmeton arbresh.info.
Ai ka theksuar se ndryshimi në Uashington është duke e vënë Bashkimin Evropian në një situatë të vështirë.
Trump ka vënë në pikëpyetje aleancën e NATO-s që lidh Amerikën e Veriut dhe Evropën.
“Ne duhet t’ju kujtojmë miqve tanë amerikanë moton e tyre, ‘të bashkuar qëndrojmë, të bashkuar biem’”, ka theksuar Tusk në letër./Arbresh.info
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë