Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur sot se gjatë ditës së nesërme do të zhvillohet një seancë e radhës në Francë pas ndalimit që iu bë me një fletëarrest të shtetit të Serbisë.
Me këtë rast Haradinaj përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka theksuar se për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat, ka shtuar se nesër në seancën gjyqësore, do të bëhet paraqitja e materialit që ka sajuar shtetin Serb në drejtim të këtij të fundit.
Gjithashtu Hardinaj ka shtuar shpreson që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia, transmeton Arbresh.info
Ky është postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë gjyqësore, do të bëhët paraqitja e materialit që e ka sajuar Serbia kundër meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia!
Më lejoni që edhe njëherë t’iu falëndëroj për mbështetjen ndaj meje, të manifestuar gjithë këto ditë, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike!
RH
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...