Policia kanadeze e ka bërë të ditur identitetin e dy të dyshuarve të cilët janë arrestuar në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse në një xhami në Quebec, Kanada.
Isabelle Ferland, nënpunësja e gjykatës në Quebec, ka dhënë emrat e të dyshuarve. Ata janë Alexandre Bissonnette dhe Mohamed el Khadir, transmeton arbresh.info.
Besohet se të dy të dyshuarit kanë hapur zjarr në Qendrën Kulturore Islamike në Quebec, duke lënë të vdekur gjashtë persona.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri i është dorëzuar vetë policisë.
Të dyshuarit janë të moshës 20-30 vjec dhe nuk janë të njohur për policinë, kanë theksuar autoritetet.
Policia ende nuk ka dhënë detaje mbi motivin e sulmit, ndërsa ka theksuar se hetimi është duke vazhduar./Arbresh.info
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë