Një sfidë e re ka dalë për autoritetet zvicerane. Bëhet fjalë për martesat e hershme të vajzave në këtë shtet, shumica e të cilave martohen duke mos u bazuar në ligjet e Zvicrës për martesën.
Gazeta zvicerane “24heures” shkruan se përfaqësues të komunitetit mysliman por edhe katolik janë duke injoruar ligjet e Zvicrës sa i përket martesës.
Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 21 martesa religjioze të vajzave prej 14 deri në 17 vjet në Bern, Zurig dhe Solothurn.
Në shumicen e rasteve, vajzat e martuara janë nga Siria, Afganistani, Kosova, Iraku, Somalia dhe Maqedonia.
Mediat zvicerane duke u bazuar në raportet zyrtare shkruajnë se shteti po merret seriozisht me këtë duke vënë sanksione për imamët ose klerikët e tjerë fetar që martojnë vajza dhe djem të ri.
Autoritetet zvicerane thonë se shumica e këtyre martesave janë të bëra nën presionin e prindërve.
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...