Ish ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku në studion e lajmeve në Ora Neës ka deklaruar se partitë shqiptarë nuk tërhiqen nga platforma e tyre.
Çejku: Partitë shqiptare kanë paraqitur platformën e tyre dhe nuk besoj që do ketë një tërheqje nga kjo platformë sepse cilado parti, përfshi edhe BDI që mund të tërhiqet nga kjo platformë do ta nxirte humbëse jo vetëm politike por edhe morale tek shqiptarët dhe unë nuk besoj që BDI do të bëjë hapa prapa, përkundrazi do përpiqet që të çertifikojë një marrëveshje që është e pranueshme për shqiptarët.
Çejku më tej tha se pavarësisht përfundimit të bisedimeve faktori shqiptar do të mbetet i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë.
Çejku: Nuk besoj se faktori shqiptar do të dalë i humbur nga kjo. Sido që të jetë përfundimi i bisedimeve qoftë me VMRO, apo LSDM faktori shqiptar do të mbetet i rëndësishëm. Nga kontakti që kam patur ka një lloj akordance për një qeverisje mes VMRO dhe BDI, por VMRO do ti diskutojë me kryesinë paketën që paraprakisht e ka pranuar./Albeu/Arbresh.info
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...