Burime të Lapsi.al thane se arsyeja e takimit nuk është ecuria e punimeve të stadiumit dhe kullës së parashikuar pranë tij, por një ekspozitë me pikturat e tij që kryeministri do të hapë në Firence në patronazhin e Casamontëve.
Publiku shqiptar nuk e di, por vëllai i arkitektit Marco Casamonti është pronar i galerisë fiorentine “Tornabuoni Arte”, kompani shume e fuqishme e artit ne nivel europian.
Duket se edhe ky konflikt interesash duhet futur ne biografinë e artistit që u bë kryeministër edhe për të realizuar ambiciet e tij artistike, kur te analizohen shkaqet e prishjes sa të befasishme aq edhe mizore qe pësoi stadiumi “Qemal Stafa”.
Sipas burimeve të Lapsi.al ekspozita mund te hapet pas dy javesh dhe Rama ka shkuar në Firence për të parë ambientet
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...