Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, duke komentuar bisedën telefonike të presidentit Hashim Thaçi me kryeministrin e Serbisë, ka pyetur së për çfarë janë marrë vesh.
Sherifi, përmes një postimi në Facebook, nuk ka lënë pa komentuar edhe çështjen e shkeljes mbi kompetencat e kryeministrit nga ana e presidentit Thaçi, duke zhvilluar bisedë me kryeministrin e Serbisë.
Postimi i plotë:
“Rokadë funksionesh apo “PUÇ” presidencial?
Hashim Thaçi pëmes FB të tij e infirmoi publikun se sot me kryeminstrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvillue një bisedë telefonike.
Nga kjo informatë nuk kuptuam se a janë marrë vesh për t’i dhënë fund “luftës” apo janë marrë vesh veç për një armpushim të përkohshëm!?
Edhe diçka, mos rastësisht Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë bërë rrokadë të funksioneve veçse ende nuk e kanë informue publikun apo bëhet fjalë për një “PUÇ” presidencial?” (sic.), ka shkruar Sherifi.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...