Ai tha se viktima është qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas zëdhënësit Xhevat Ibraj, rasti ka ndodhur në Pejë, kurse menjëherë pas incidentit është arrestuar një i dyshuar.
“I dyshuari është arrestuar menjëherë”, tha Ibraj.
Kurse, Drejtori i Spitalit Rajonale të Pejës, Skender Dreshaj, tha se gjendja e pacientit është jashtë rrezikut për jetë.
Dreshaj tha se viktima është pranuar në Emergjencën e Spitalit të Pejës mbrëmë rreth orës 19:20.
“Një person i plagosur me armë zjarri në gjurin e këmbës së djathtë është pranuar mbrëmë në emergjencën e Pejës. Ai tani është pranuar në repartin e ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor,” tha Dreshaj për KALLXO.com.
Incidenti i mbrëmshëm vjen pas një periudhe relativisht të gjatë qetësie në qytetin e Pejës.
Dy javë më parë, kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri dhe komandanti i stacionit policor në Pejë, Ndue Nikolla, e kishin vlerësuar Pejën si “qytetin më të sigurt në Kosovë”.
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me v...
Arrestohet në Jarinje një shtetas serb, i ofroi 50 euro rysh...
Zhduket një vajzë me probleme mendore në Gjakovë
Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rru...