Punëtori i sigurimit​ kërcënohet me armë në vend të punës

10:38 | 27 Janar 2017
M. A.

Një punëtor i sigurimit në Istog është kërcënuar me armë nga një qytetar pas tentimit për të hyrë me veturë në oborrin e shkollës.

I njëjti thuhet se është ndaluar nga punëtori i sigurimit pas kanosjes me armë.

“Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor i sigurimit ka raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka tentuar të hyjë në oborrin e shkollës me veturë, pasi i dyshuari është ndaluar nga viktima punëtor i sigurimit i njëjti e ka kanosur duke ekspozuar edhe një armë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme