Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në “Arena” në Rtv Ora News, u pyet edhe në lidhje me kërkesën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me mos arrestimin e Klement Balilit.
Vasali tha se ai është konsideruar si “Eskobar’ nga partnerët tanë ndërkombëtar.
Vasili: I ka kërkuar Këshillit të Sigurisë Kombëtare për një problem që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Kam dëgjuar komente të çuditshme.
Ky personazh ishte pagëzuar si Eskobar jo nga ne por nga partnerët ndërkombëtar. Në Kolumbi ka qenë rrezik kombëtar i këtij vendimi përdorimi i këtij emri.
Zt. Meta ka kërkuar të sqarohen të gjitha rrethanat, pa paragjykuar kërkënd. Nuk ka lidhje me zt. Tahiri. Kjo nuk përjashton askënd. Në fund të analizës dalin edhe përfundimet. Mos kapja e tij rëndon marrëdhëniet tona me partnerët ndërkombëtar.
Gjërave nuk mund t’u ikim. Ministri i Brendshëm është një përfaqësues i Partisë Socialiste. Në momentin që kur ulet në karrigen e ministrit, duhet t’i shërbejë ligjit. Ministri nuk i shërben partisë, por publikut të gjerë atij që e ka votuar apo jo.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...