Partia e Angela Merkel mbështet Qeverinë e kryesuar nga Gruevski

22:34 | 26 Janar 2017
Trina Galanxhi

Tobias Zech, përfaqësuesi i koalicionit të drejtuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ky koalicion shpreson që Qeveria e re e Maqedonisë të formohet së shpejti, nga Nikola Gruevski

Presim formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Maqedonisë nën drejtimin e Nikolla Gruevskit, deklaroi sot Tobias Zek, deputet në Bundestagun gjerman të koalicionit qeveritar të Angela Merkel dhe nënkryetar i grupit të Partisë Evropiane Popullore në Asamblenë Parlamentare të Evropës.

“Është shumë e rëndësishme dhe e dobishme ajo që para zgjedhjeve lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski pati takime me miqtë në Partinë Evropiane Popullore, si në Berlin ashtu edhe në Munih. Presim formimin e shpejtë të Qeverisë së re me Gruevskin në krye. Me kënaqësi presim në të ardhmen të kemi bashkëpunim të fuqishëm dhe të frytshëm me partnerin tonë në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Zek.

Shpërndaje në rrjete sociale