Fraksionet kryengritëse në Siri janë bashkuar për të luftuar kundër grupit xhihadist që kreu sulm të madh kundër rebelëve gjatë kësaj jave.
Jabhat al-Sham Fateh ka akuzuar rebelët për konspiracion kundër tij në bisedimet e paqes në Kazakistan këtë javë, transmeton arbresh.info.
Grupi Jabhat Fateh al-Sham (JFS), i njohur si al-Nusra, deri gjatë korrikut të vitit të kaluar kur ndërpreu lidhjet zyrtare me al-Qaeda, është konsideruar grup terrorist nga fuqitë që mbështesin armëpushimin.
Ky konsiderohet një ndër grupet më të fuqishmë në Idilib, në veri perëndim të Sirisë, ku kohë më parë ka luftuar së bashkë më Ahrar al-Sham kundër forcave pro-siriane.
Idlib është një nga bastionet e kryengritësve më të mëdha në Siri pas rënies së Aleppos./Arbresh.info
‘‘Sikur në janar’’, të reshura të borës në Jezerc, pamje
Merz thirrje Iranit: Ndaloni së mbajturi peng botën, kthehun...
Ish i dashuri i Kim Kardashian thotë se ka fjetur me mbi 12,...
Në emër të komunës premtonte banesa sociale, policia në Pejë...
Dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet ...
Dështimi për zgjedhjen e presidentit, reagon BE: “Ndjejmë ke...