Qindra emigrantë të ngujuar në Serbi kanë hyrë në grevë urie një ditë pas protestës me thirrjen për hapjen e kufijve.
Ata kanë protestuar me parrulla në të cilat i luten vendeve të BE-së që të hapin kufijtë dhe thuhet se ata e kanë refuzuar edhe ushqimin nga një grup humanitar, transmeton arbresh.info.
Protestuesit kanë thirrur për ‘hapje të kufijve’ dhe për ndalim të dhunës, ndërsa në parrulla kanë shkruar se ‘duam paqe në të gjithë botën’.
Emigrantët në Serbi janë duke kaluar kohë të vështira për shkak të motit të ftohtë që po mbretëron në vend.
Edhe pse Serbia nuk është pjesë e BE-së, emigrantët e kanë shfrytëzuar vendin për të kaluar më pas në Hungari, Bullgari dhe Rumani me shpresën që të arrijnë në vendet e BE-së.
Sipas raporteve të OKB-së, deri në 1,000 refugjatë jetojnë pa energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm në vend,ndërsa grupet humanitarë kanë shprehur shqetësim edhe për jetesën e tyre në temperatura minus zero./Arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=3SAO71wPTKU
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...