Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar këtë të mërkurë se ka në plan të ndërtojë mbi 100 komplekse ushtarake në Arktik nga fundi i vitit 2017.
Komplekset në fjalë do të përfshijnë aeroportin e ekstremit verior rus Nagurskoje, në ishullin Aleksandra, i cili do të jetë në gjendje të presë të gjitha llojet e avionëve ushtarakë rusë.
Aktualisht Ministria ruse e Mbrojtjes po ndërton në ishullin në fjalë një kompleks të madh rezidencial për stafin ushtarak, i pari në botë që ngrihet në 80 gradë gjerësi gjeografike.
Sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë ruse, rreth 200 pajisje dhe rreth 1 mijë punëtorë ndërtimi do të përfshihen në këto operacione.
Rusia është një nga 5 vendet që kanë në kufi oqeanin Arktik, me një të pestën e territorit të saj që shtrihet në veri të Rrethit Arktik. Rajoni është i pasur me burime natyrore, përfshirë metale dhe hidrokarbure.
Vija e Detit të Veriut, një kalim detar strategjik mes Azisë dhe Europës, kalon gjithashtu përgjatë bregut arktik rus.
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...