everia ka vendosur të shpallë si zonë historike qendrën e fshatin Rehovë të Ersekës.
Me shpalljen e këtij vendi, fshati shpallet zonë e mbrojtur historike dhe do të ruhet nga shteti.
Vendimi është miratuar me propozim të Ministrisë së Kulturës, ndërsa përveç kësaj Ministrie, ngarkohet edhe Ministria e Zhvillimit Urban për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
Propozimi për shpalljen e Qendrës Historike në fshatin Rehovë synon ruajtjen e vlerave historike, urbanistike e arkitektonike të këtij fshati, për t’i dhënë kështu një rol të rëndësishëm si një qendër e zhvillimit të turizmit në zonën e Kolonjës. Qendra historike ruan vlerat urbanistiko – arkitektonike të fshatit, e cila ruan gjini të ndryshme ndërtimore si: ndërtime shoqërore, kulti dhe banesa popullore.
Qendra historike përbëhet edhe nga zonat e gjelbra të përfshira brenda saj. Qendra Historike e fshatit Rehovë, përfshin të gjitha ndërtimet ekzistuese dhe përbëhet nga një kompozim kompakt tradicional që zhvillohet rreth kishës dhe sheshit qendror të fshatit. Ansambli i ndërtuar paraqet tipologji interesante veçanërisht në krijimin e hapësirave
urbane, si dhe përfshin një numër të konsiderueshëm banesash me një tipologji të larmishme dhe një rrjet rrugor të shtruar me kalldrëm.
Ndërtimet në përgjithësi janë 2-katëshe dhe janë ndërtuar me mur guri, si dhe ka një numur të konsiderueshëm portash me hark dhe sofat me gurë të gdhendur.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë