Në gusht të vitit të kaluar, Thae Yong-ho, ishte njëri nga zyrtarët më të lartë që ka dezertuar nga Korea e Veriut.
Në një intervistë për BBC, ai beson që lideri Kim Jong-un do të jetë përgatitur për të sulmuar Shtetet e Bashkuara me armë bërthamore, transmeton arbresh.info.
Megjithatë ai beson që ky regjim do të bie së shpejti, ndërsa shton se njerëzit do të fillojnë të kundërshtojnë regjimin aktual.
Për BBC-në ai ka thënë se është i sigurtë që familja e tij do të jenë dënuar për tradhëtinë e tij dhe një gjë e tillë e ka bërë atë të vuaj shumë.
“Unë jam i sigurtë që vëllezërit e mi dhe të afërmit e mi janë dënuar të punojnë në fusha ose janë dërguar në kampe dhe një gjë e tillë e po më thyen zemrën”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se do të donte të kishte fuqi të shpëtonte jo vetëm anëtarët e familjes, por të gjithë njerëzit që jetojnë në Korenë e Veriut.
Ndër të tjera ai ka shtuar se lideri i Korëse Veriore bën një jetë të fshehtë dhe se askush nuk e di se ku banon ai.
Megjithatë, sipas spiunit të dezertuar ai është i pamëshërshiëm dhe se aftësia e tij për të bërë keq nuk duhet të nënvlerësohet.
“Kim Jong-un e di se armët bërthamore janë garancia e vetme e sundimit të tij. Unë mendoj se nëse dinastia e tij ndjehet e kërcënuar, ai do të shtyp butonin për armët bërthamore”, ka theksuar ai.
I pyetur nëse ai do të shkatërronte edhe një qytet si Los Angeles, spiuni i dezertuar tha se ‘nëse lideri i Koresë Veriore ndjen se po e humb fuqinë, atëherë ai do të shkatërrojë edhe një qytet të tillë si Los Angeles.’
Gazetari i BBC-së gjatë intervistës e ka pyetur të dezertuarin nëse shpreson të kthehet në vendlindjen e vet dhe të takojë vëllezërit, ai është shprehur se ‘kjo është ëndërra ime, të kthehem prap në shtëpi’./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...