Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nëse LDK nuk e zbaton marrëveshje për tu bërë Hashim Thaçi president i vendit, atëherë do të shkohet në zgjedhje.
Ai ka thënë se do të pritet derisa të vije koha e zbatimit të marrëveshjes dhe se më pas do të shikohen opsionet për këtë çështje. Por, Veseli ka thënë se Thaçi në çdo variant në vitin 2016 do të jetë president i Kosovës.
“Ne kemi një marrëveshje me parterin tonë të koalicionit, LDK-në. Do të shohim se a po e mbajnë këtë marrëveshje. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të shkohet në kërkim të votës sovrane. Por, unë mund të them se Thaçi do të jetë president në vitin tjetër”, ka thënë Veseli për Ora News.
Ai nuk ka dashur të flas shumë për postin e të parit të PDK-së, se kush do të jetë në krye të saj pas zgjedhjeve në parti. Veseli vetëm ka thënë se Thaçi vazhdon të jetë kryetar i PDK-së.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë