Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se bazuar në të dhënat na terreni, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale mbeten të kalueshme.
Sipas MI-së, mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve në zonat malore po mundëson një qarkullim të lehtësuar.
“Rëndësi e veçantë i është kushtuar rrugëve rreth qendrave të turizmit dimëror. Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipet mbështetëse të MI-së janë duke monitoruar punën e kompanive të kontraktuara, duke qenë në koordinim të plotë. Ekipet e MI-së vazhdojnë të punojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipet lokale në disa komuna, në të cilat ka pasur reshje më të mëdha të borës”, thuhet në komunikatën e MI-së.
Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion duke respektuar ligjin.
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...
Vjedhje në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sig...
Peter Magyar i drejtohet turmës: Së bashku e çliruam Hungari...