Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, beson që brenda mandatit katër vjeçar të qëverisjes do të arrijë ta përmbush premtimin për punësimin e 120 mijë kosovarëve.
Mustafa thotë se gjatë vitit 2015/2016 në Kosovë janë punësuar afro 40 mijë persona.
I pari i ekezekutrivit krenohet edhe me investimet që kanë ardhur nga jashtë, madje nuk pajtohet edhe me faktin se në vitin e kaluar kishte rënie të investimeve.
“Me gjithë respektin, mendoj se nuk është konstatim i drejtë se janë në nivelin më të ulët që nga paslufta. Në fakt, në vitin 2015 ka pasur investime të huaja direkte në nivel më të mirë se 3 vjetët paraprak, mbi 300 milionë euro, ndërsa për vitin 2016, deri në vjeshtë kanë arritur mbi 200 milionë euro”, ka thënë Mustafa për gazetën “Fjala”.
Kryeministri Mustafa në këtë intervistë ka treguar se demarkacioni me Malin e Zi do të përfundojë shpejt, derisa ka premtuar se Kosova nuk do të falë asnjë hektar të tokës në këmbim të liberalizimit të vizave.
“Ne nuk do ta japim asnjë hektar për liberalizim, por po ashtu nuk ka të drejtë askush që të mbajë peng dhe të izoluar qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Kryeministri Mustafa në këtë intervistë ka folur edhe për raportet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë. Për ndaljen e trenit rus, për gjykatën speciale dhe raportet mes koalcionit PDK –LDK.
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...
Shkëndija kërkon befasinë ndaj Samunsporit, publikohen forma...
Vdes zyrtari i LDK-së
Arrestohet i kërkuari i dënuar me pesë vite burgim, dërgohet...
Drita – Celje, publikohen formacionet zyrtare