Grimerja e gruas së presidentit të SHBA-ve, për herë të parë është takuar me Melanie Trump gjatë një sesioni fotografik për revistën People.
Në një intervistë për WWD ajo ka zbuluar se si është të punosh me gruan që pritet të bëhet zonja e parë në Shtetet e Bashkuara, transmeton arbresh.info.

4. Bryl fokusohet më shumë në lëkurën e Melanie Trump. Ajo mund të jetë e njohur për sytë e saj, por Bryl pjesën më të madhe të grimit ja kushton shkëlqimit të përsosur të lëkurës.
5.Bryl nuk shqetësohet aspak që tani e tutje do të jetë grimerja e zonjës së parë. Ajo thotë se ndihet mirë kur punon me Melanie Trump dhe ndryshimi i saj në pozitë është vetëm një ‘qershi mbi tortë’.

6. Grimerja e Trump thotë se studion komentet që ipen mbi pamjen e klientes të saj. Ajo madje e merr parasysh edhe ndriçimin e përsosur, në mënyrë që të përmisojë detajet tjera.
7.Bryl thotë se tani do të shtojë edhe më shumë sigurinë në punën e saj. Ajo ka theksuar se tani do të jetë pjesë e përditshme e jetës së Melanie Trump dhe për këtë ndjehet e entuziazmuar.
8. Bryl do të vazhdojë që edhe më tutje të sjell Melanie Trump në format më të përsosura. Madje, ajo ndjehet e sigurtë që portreti i saj do të duket i veçantë.Arbresh.info

Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit