Katër ditë para inaugurimit të Donald Trump si presidenti i 45-të i SHBA-ve, vazhdon të përbëjë lajm se kush do ta veshë Melania Trump gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë të të shoqit.
Muri me Meksikën, reforma shëndetësore dhe marrëveshjet me Rusinë, kanë kaluar në plan të dytë kur flitet për gardërobën e ish-modeles sllovene.
Në një kohë që pjesa më e madhe e stilistëve kanë hequr dorë për të veshur bukuroshen me origjinë nga Ballkani, ka edhe nga ata që janë gati për punë. Me rastin e një aktiviteti të modës në Milano, Giorgio Armani ka deklaruar se nuk do ta kishte problem të vishte Melania Trump, sepse “kam si profesion të vesh gratë e bukura dhe Melania e di dhe nëse do të ma kërkonte një gjë të tillë, pse jo?”.
Kështu dyshja e famshme “Dolce&Gabbana” kanë dalë kundër kolegëve, të cilët nuk kanë qenë dakord me fushatën elektorale të Trumpit për shumë gjëra, duke hequr dorë të dërgojnë rroba në Shtëpinë e Bardhë në këmbim të parave dhe të famës.
“Dua të jem Zonja e Parë më ‘glamour’ që nga kohët e Jackie Kennedy”, – kishte deklaruar pak javë më parë Melania, duke irrituar me miliona njerëz. Michelle Obama luftonte gjithnjë për të drejtat e njeriut dhe përpiqej të ndihmonte njerëzit e varfër, Melania për momentin mendon se çfarë duhet të fusë në gardërobë. A do të arrijë t’i bëjë për vete amerikanët me veshjen e saj?
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim