Ministri i Financave, Arben Ahmetaj mori pjesë ditën e sotme në punimet e Konferencës Financiare “Euromoney”, Forumi për Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.
Fokusi i konferencës ishin zhvillimet e ekonomisë globale në vitin 2017 dhe sfidat e financimit të sektorit publik. Pjesëmarrës në Konferencën me mbi 1100 të ftuar të nivelit të lartë, ishin prezentë edhe Ministrat e Financave të vendeve të rajonit, Hungarisë, Kroacisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Pjesë e axhendës së Forumit ishte edhe një Tryezë e Rrumbullakët e dedikuar për Shqipërinë, organizuar me mbështetjen e Bankës Kombëtare Tregtare, me temë “Progresi i Shqipërisë drejt ekonomisë me rritjen më të shpejtë në rajon në vitin 2017”, ku të ftuar ishin ministri Ahmetaj, Zv. Guvernatorja e Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjoni, CEO I BKT Seyhan Pencabligil dhe përfaqësues të tjerë të sipërmarrjes nga Shqipëria, përballë një audience të nivelit të lartë, politikëbërës, investitorë dhe liderë të biznesit në rajon.
Në një postim në “Facebook” pas përmbylljes së aktivitetit, Ahmetaj shkruan: “Progresi i Shqipërisë drejt ekonomisë me rritjen më të shpejtë në rajon për vitin 2017” ishte tematika mbi të cilën sot pata kënaqësinë të diskutoj në Konferencën Financiare “Euromoney”, në një tryezë të rrumbullakët dedikuar Shqipërisë, mes disa prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të bankave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare”.
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...
Të paktën 13 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kolumbi/ ...
Man Utd i interesuar në yllin e madh të Juventusit
Dallavere me vota, Prokuroria nis intervistimet në Drenas