Lordi i drogës, meksikani Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, pretendon se është ngacmuar seksualisht nga një roje burgu gjatë inspektimeve.
Avokatja e tij, Silvia Delgado tha se Guzman ‘ndihet keq në mënyrën se si është trajtuar’, transmeton arbresh.info.
Delgado ka kërkuar për një qeli me kushte më të mira për ish-liderin e kartelit të drogës në Sinaloa. Ai është duke mbajtur në një burg të sigurisë së lartë në shtetin verior të Meksikës, në Chihuahua.
Avokatja e tij nuk ka dhënë detaje për emrin e rojës së burgut. Ajo ka thënë se Guzman i është ankuar asaj për mënyrën se si është duke trajtuar, ndërsa vetë ajo e ka quajtur sjelljen e rojës së burgut ‘të turpshme’.
Delgado gjithashtu ka pretenduar se klienti i saj nuk arrin të bëjë gjumin si duhet, pasi roja i burgut e zgjon atë çdo katër orë për të pyetur se si ndjehet.
Ajo shtoi se Guzman është përqendruar në mirëqenien e tij, por sipas saj ‘izolimi është duke ndikuar për të keq te ai’. /Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim