Deputeti Alfred Peza ka reaguar pas sulmeve në lidhje me pasurinë e tij. Ai shtoi se kur ishte në media të gjithë e adhuronin, ndërsa tani po e sulmojnë. Ai sqaron se po i bëhet një padrejtësi, të cilën e quan betejë, të nisur ndaj tij nga ziliqarët.
“Jam një burrë 50 vjeç. Kam 28 vjet që punoj. Bashkëshortja ime ka 23 vjet që punon. Do të doja t’ju sillja në vëmendje deklaratën e parë të pasurisë së Lulzim Bashës. Ishte 30 vjeç dhe kishte punuar vetëm 4 vjet. Ka deklaruar pasuri mbi 1 mln euro, 300 mijë dollarë më shumë se sa unë.
Alfred Peza ishte i adhuruar nga të gjithë. Sapo hyra në politikë u bërë delja e zezë. Pasuria e familjes së Alfred Pezës pas 2013-s është shtuar me zero lekë përveç të ardhurave nga interesat bankare dhe të ardhurat e mia si deputet dhe bashkëshortes si punonjëse të Ministrisë së Jashtme. Unë kam qenë kandidati i parë si deputet i Rilindjes, i ardhur si model i shoqërisë civile. Këtë ka filluar media të quaj skandal?” tha ai.
Peza nënvizoi se të gjitha këto akuza bëhen për shkak të zilisë së pasurisë ndaj tij: “Është beteja e ziliqarëve për lekët e mia. Zilia është njerëzore edhe unë i mirëkuptoj gjithë ziliqarët për paratë e mia. Nuk i justifikoj dot. Nëse do të ishte betejë për të vërtetën, ju mund të vinit të më takonit mua. Askush nuk më ka marrë në telefon nga mediat, askush nuk i ka çuar një mesazh bashkëshortes time dhe të thotë dua një prononcim. Këto dokumente do t’i dorëzoj në ILDKP.
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...
Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin...
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...