Zv.Presidenti i SHBA-ve në largim, Joe Biden, i ka bërë thirrje administratës së re në SHBA që sanksionet kundër Rusisë duhet të vazhdojnë.
Ai i ka bërë thirrje botës që të qëndrojë deri në fund kundër ‘agresionit’ të saj, transmeton arbresh.info.
Biden tha se vendet e G7-tës dhe BE-ja duhet të vazhdojnë të zbatojnë sanksionet kundër Rusisë, deri në plotësimin e një marrëveshje që i jep fund dhunës në Ukrainë.
Moska duhet të kthejë kontrollin e Krimesë, shtoi ai.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të mbajë qëndrim të prerë kundër Rusisë,” ka thënë Biden gjatë një takimi me presidentin e Ukrainës, Petro Portoshenko./Arbresh.info
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime