“Shqipëria është shumë më përpara se ne dhe duhet të mësojmë nga ata”, shprehet në një intervistë për të përditshmen italiane “La Stampa”, arkitekti italian Stefano Boeri, të cilit i është besuar dhe ndërtimi i planit të ri urbanistik të qytetit të Tiranës.
“Shqipëria është një pjesë e Italisë përtej Adriatikut. Me një modernizim pas 50 vitesh ngrirje, me një klasë drejtuese të re, të kulturuar e kozmopolitanne. Kryeministri është një artist, që ka jetuar në Paris, kryetari i Bashkisë është i diplomuar në filozofi, nënkryetari i Bashkisë në sociologji..” thotë në intervistën e tij arkitekti italian duke rrëfyer për planin e tij rregullues të qytetit të Tiranës me projekte rikualifikimi e investime në zonat metropolitane.
Stefano Boeri kritikon ashpër Italinë dhe italianët që duhet të mësojmë shumë nga ajo ç’ka po ndodh sot në Shqipëri. Duke iu referuar Tiranës, “dikur një qytet pa sheshe e kadastër, e sot në rrugën e një modernizimi të plotë”, e punës së tij prej një viti për këtë qytet, arkitekti italian e krahason Tiranën me qytetin e Milanos.
Në cilësinë e një ish këshilltari në komunën e Milanos, arkitekti Boeri kritikon tërë sistemin italian e shprehet se “Pas Expo, edhe Milano ka një rast të madh për t’u zhvilluar , por preferon të autocelebrohet.”
Plani i ri rregullues i Tiranës, “Tirana 2030” është realizuar nga arkitekti italian Stefano Boeri në bashkëpunim me studiot e arkitetkturës UNLAB e IND , fitues të konkursit ndëkrombëtar më vitin 2016.
Plani rregullues “Tirana 2030”, hartohet pas 100 vitesh nga plani rregullues i Tiranës realizuar nga arkitekti Armando Brasini. Ky plan parashikon të bllokojë zgjerimin e qytetit përtej kufijve të tij aktual, falë mbjelljes së një “pylli orbital” me rreth 3 milionë pemë.
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...
MMPHI në gatishmëri për reshjet e borës, nis kriposja dhe pa...
Berisha uron Krishtlindjen: Le të festojmë me besim dhe shpr...
KQZ e ndalon votimin familjar, thotë se është vepër penale