Napolon Luca, personi që shihni në foto, 23 – vjeç me banim në Tiranë, ishte kthyer në tmerrin e banesave në kryeqytet.
Vetëm në një javë, ai ka mundur të kryejë së paku katër vjedhje dhe për shkak, ai u arrestua nga Komisariati i Policisë Nr.3 në kryeqytet, i dyshuar për së paku tri vjedhje të ndodhura në Tiranë.
Por pas shoqërimit të Lucës në ambientet e Komisariatit, vëllezërit e tij Alush, Hajri e Dritan Luca, kanë rrahur 27 vjeçarin D. SH. i cili është nipi i një prej personave të dëmtuar që kanë denocnuar vjedhjet.
I arrestuari Luca, sipas burimeve të policisë është dënuar më parë për shkatërrim prone e kanosje. Ai është identifikuar si autor i katër vjedhjeve të ndryshme, brenda vetëm një jave, nga data 1 deri në 7 Janar.
Por vëllezërit e Lucës kanë takuar nipin e një prej kallëzuesve dhe më pas në formë hakmarrje e kanë goditur me sende të forta në trup, duke i shkaktuar plagë të lehta. Pas kësaj, tre vëllezërit u arrestuan gjithashtu nga Komisariati i Policisë Nr.3, me akuzën e kanosjes dhe plagosjes së lehtë me dashje. /Tv Klan/Arbresh.info
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...