Ushtria irakiane e mbështetur nga trupat e SHBA-ve, kanë deklaruar se kanë çliruar zonën në Universitetin e Mosulit.
Sipas një zëdhënësi të ushtrisë irakiane, rimarrja në kontroll e kësaj zone konsiderohet si një hap i madh në operacionet masive, transmeton arbresh.info.
Zëdhënësi i Komandës Ushtarake të Përbashkët, Brig. Gen. Yahya Rasool, deklaroi se kampi është nën kontrollin e plotë të forcave irakiane.
Forcat irakiane kishin hyrë në bazat e universitetit dhe kanë arritur të sigurojnë se më shumë se gjysmën e kampusit, pavarësisht rezistencës së ashpër të militantëve.
Operacioni i të dieles është një ndër përfitimet e shpejta territorial në javën e fundit nga ana e forcave irakiane.
Shteti Islamik ka arritur të marrë nën kontroll Mosulit në vitin 2014, së bashku me pothuajse një të tretën e territorit të Irakut dhe një pjese të madhe të Sirisë. Qyteti më i madh irakien, Mosul, është bastioni i fundit urban që pjesërisht mbahet nën kontroll nga militantët e ISIS-it./Arbresh.info
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime