Partitë opozitare po mundohen me çdo kusht që kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa ta sjellin në Kuvendin e Kosovës për interpelancë.
Kështu po ndodh tashmë e dy javë, kur opozita përmes një kërkese të bërë po tenton që të marrë përgjigje nga kryeministri.
Kësaj kërkese madje i ka kaluar edhe afati ligjorë i përgjigjes.
Partitë opozitare po kërkojnë në këtë interpelancë përgjigje për sistemin e drejtësisë, sistem ky i cili sipas opozitës ka dështuar.
Deputetja e AAK-së, Donika Kada – Bujupi, e mbështet kërkesën për një inteperlancë të tillë tek Kushtetuta dhe obligimet e dala nga kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Por kjo sipas Opozitës nuk po respektohet nga vetë kreu i qeverisë.
“Po provohet që të luhet me fjalë, që kjo interpelancë të bartet në orët e mbrëmjes, që kryeministri ka refuzu të jetë në seancë, por është larguar pak para pyetjeve parlamentare ku po ashtu është dashur të përgjigjet para deputeteve. Dhe pak para interpelancës është dashur të jap llogari për mosveprimin e tij në fushën e Drejtësisë dhe kjo tregon që ky person nuk ka vullnet, as fuqi e as energji që të merret me çështjen e interesave të qytetarëve dhe të trajtojë nevojat e qytetarëve”, tha Kadaj – Bujupi.
Si veprim të papërgjegjshëm po e quan edhe kolegu i deputetes Kadaj – Bujupi, Glauk Gonjufca. Ky i fundit, madje thotë se kryeministri ikë gjithmonë kur vjen koha e pyetjeve parlamentare.
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...
Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas...
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë ma...
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...