Kryetari i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, në mëngjesin e sotëm është paraqitur në Gjykatën Themelore të Gjakovës.
Limajt i është ngritur aktakuzë për krime lufte që lidhet me dy vrasje të civilëve shqiptarë në Komunën e Malishevës, njofton Klan Kosova.
Vrasja sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka ndodhur gjatë periudhës së luftës derisa Fatmir Limaj ishte pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121.
Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj për mos-ndërmarrje të masës së arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo ndaluar vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
Sipas Prokurorisë Speciale, Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, më 2 tetor 1998 janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara
Leeds shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë, mposht ...
Zyrtarët e Trump po diskutojnë një tjetër takim të mundshëm ...
Qazim Laçi realizon supergol në fitoren e Rizesporit
Deputeti i VV-së: Ka pasur komunikime për president, por jo ...
“makazze” me një tjetër performancë spektakulare, NAVI e kal...