Sipas kandidatit konservator për president të Francës, François Fillon, pacifizmi nuk është më një opsion për Gjermaninë.
Fillon i cili është favorit aktual për t’u bërë president i ardhshëm i Francës, pritet të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë javës së ardhshme, transmeton arbresh.info.
Në paraqitjen e parë për media, ai është zotuar për mbrojtje, sigurisë dhe për një zonë më të integruar në euro.
“Zgjedhja e Donald Trump dhe tragjedia në Berlin kanë qenë një lojë e rrezikshme për ne”, ka thënë ai para gazetarëve.
“Për Shtetet e Bashkuara kontinenti ynë ka të ngjajë që mos të mbetet prioritet, ndërsa në Gjermani ideja e pacifizmit është zhdukur”, ka shtuar ai.
“Franca duhet të shfrytëzojë këtë mundësi për t’u ri-mobilizuar në BE”, tha ai.
Fillon, i cili nuk dha detaje në lidhje me atë që përbën një eurozonë të fortë, tha se do të “shpalosë orientimet mia për Evropën” gjatë takimit me Merkelin me 23 janar./Arbresh.info
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...