Për shkak të motit të keq që ka mbërthyer disa vende të Evropës, gjithsej 23 njerëz kanë humbur jetën.
Në Poloni kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa gjatë 48 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën 7 persona, transmeton arbresh.info.
Italia qëndrore dhe juglindja janë mbuluar nga bora e madhe, ndërsa aeroportet në Bari, Brindizi si dhe në Sicili janë mbyllur gjatë ditës së shtunë.
Shërbimet emergjente në Pragë kanë raporuar për tre vdekje, dy të pastrehë dhe një roje parkimi. Praga gjatë natës së mbrëmshme ka raporuar natën më të ftohtë në këtë dimër.
Në Bullgari janë gjetur trupat e ngrirë të dy emigrantëve irakianë, të cilët janë gjetur nga fshtarët në një pyll malor në juglindje të vendit, në kufi me Turqinë.
Autoritetet presin që numri i viktimave të rritet pasi besohet që temperaturat priten të mos ndryshojnë gjatë fundjavës./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj