Në këto vende nuk do të ketë rrymë nesër

17:53 | 20 Maj 2015
M. A.

KEDS njofton se për “mirëmbajtjen e rrjetit”, do të ketë ndërprerje të rrymës në disa vise të Kosovës.

I

KEDS Sh. A. njofton se më 21, 22.05.2015 në nënstacionin NS 35/10 kV Badovc, do të shkyçet:

· Dalja 10 kV Mramos-Slivov , prej orës 10:00 deri në ora 16:00.

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Mramor, Zllash, Viti e Marevcit, Brus, Peshter, Restorant Villa Natyra etj.

Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të traseve në LP 10 kV

II

Me dt. 21.05.2015 në nënstacionin NS 110/10 kV Prishtina 7, do të shkyçet:

· Dalja 10 kV J39Fabrika e kasetave , prej orës 10:00 deri në ora 16:00.

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Hajvalia me rrethin.

Shkyçja bëhet me qëllim ndërrimi të transformatorit të mbingarkuar ne TS Hajvali Vorret

III

Me dt. 21.05.2015 në NS 35/10 kV Gjakova 3 do të shkyçet:

· Dalja 10 kV Konvikti, prej orës 10:00 deri në orën 13:00

Gjatë shkyçjes së kësaj dalje, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Konvikti i Studentëve, SHME Profesionale, Medicinës, Ekonomike, Palestra e Sporteve

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të riparimit të kabllos 10 kV.

Shpërndaje në rrjete sociale