Si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore e ngrica në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët. Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive.
Aktualisht, rajonet më të prekura nga defektet vazhdojnë të jenë ai i Kukësit, i Burrelit, i Durrësit, i Shkodrës për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin. Në tensionin e mesëm janë 17 fidra të stakuar për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq, pjesa dërrmuese e tyre në zona të thella malore.
Zonat që janë pa energji aktualisht:
Rajoni Tiranë: Qesarakë pjesërisht, Sauk pjesërisht, zona pranë ish-Kombinatit, Misto Mame, pjesërisht, Zallë Bastar pjesërisht, Tufinë pjesërisht, Paskuqan pjesërisht.
Rajoni Durrës: Pjesa Perëndimore Spitallë, pjesërisht, Golem. Kavajë
Rajoni Elbasan: Lunik pjesërisht; Kodovjat pjesërisht, Labinot pjesërisht.
Rajoni Berat: pjesërisht Potom/Skrapar; Pjesërisht Roshnik/Berat.
Rajoni Fier: Pjesërisht Dukas, pjesërisht Pojan.
Rajoni Korce: pjeserisht Bucimas/Pogradec (vetem 3 kabina); pjeserisht Velcan/Korce.
Rajoni Gjirokastër: Pjesërisht Zagori.
Rajoni Shkodër: Shëngjin, Qelëz, Kelmend.
Rajoni Kukës: Pjesërisht Cernaleve, Zaje, pjeserisht Domaj, Lekbibaj, Kam, Helshan, Dobrune, pjesërisht Cahan, Surroj.
Rajoni Burrel: Zajse, Fushë Gjormë, pjesërisht Bardhaj, pjesërisht Fan, Shupenzë, Lagja 6 në Laç.
Aktualisht energjia është kthyer në një pjesë të madhe të rajoneve dhe abonentëve. Duke u krahasuar me pikun e mungesës së energjisë, e cila ishte e lidhur me pikun e kohës së keqe në dt 06.01.2016, theksohet se është rithyer energjia tashmë në gati 82% fiderave të abonentëve. Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë. Fidrat që furnizojnë spitalet janë në punë.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj