Siç pritej në bazë të buletineve meteorologjike, moti i ftohtë dhe me reshje dëbore ka përfshirë gjithë vendin, duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve si dhe duke shkaktuar probleme të tjera në rrjetet e energjisë, ujit të pijshëm etj.
Bora e dendur ka shkaktuar vështirësi serioze në qarkullimin rrugor në disa akse të vendit dhe megjithë punën e pandërprerë të mjeteve borëpastruese, ka pasur zona që janë bllokuar ose mund të kalohen vetëm me ndihmën e zinxhirëve.
Pasditen e sotme, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka kryer një inspektim të gjendjes në një segment të “Rrugës së Kombit” ku u ka bërë apel qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhirët e njëherësh të reduktojnë së më shumë të jetë e mundur, qarkullimin në këto kushte acari.
Ministri Tahiri ka konfirmuar gadishmërinë e strukturave shtetërore dhe atyre të emergjencave për t’iu gjendur pranë shtetasve që mund të kenë probleme të shkaktuara nga kushtet e motit.
Ndërkaq edhe Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj ka kryer një inspektim në aksin Peshkopi – Maqellarë, ku kishte pasur bllokim të rrugës, duke konfirmuar se nuk kishte asnjë mjet të bllokuar në rrugë, dhe se ky aks ishte funksional për qarkullimin e mjeteve.
Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, situata deri në orën 21:15 të mbrëmjes paraqitet:
QARKU KUKËS
QARKU DIBËR
QARKU LEZHË
QARKU ELBASAN
QARKU KORÇË
Energjia elektrike në këto zona është rikthyer.
QARKU VLORË
Pavarësisht nga temperaturat e ulëta qarkullimi i mjeteve bëhet normal. Në zonat malore kanë rënë reshje dëbore, por nuk ka probleme të komunikimit në të gjitha akset rrugore.
Në Qafën e Llogorasë, trashësia e dëborës arrin deri në 4-5 cm. Aksi rrugor është i kalueshëm pa zinxhir. Janë përqendruar mjete, ekskavator dhe borë pastruese, si dhe një sasi e konsiderueshme kripe.Në pikën më të lartë të Qafës së Llogorasë firma kontraktore është në monitorimin e situatës.
QARKU DURRËS
Nga bora e mbrëmshme është zbardhur pothuajse i gjithë territori i këtij qarku.Rrugët e Bashkisë Krujë u mbuluan me shtresa akulli. Ndërhyrjet me makinë borëpastruese dhe hedhja e kripës normalizuan lëvizjen e mjeteve.Në njësitë administrative të zonave të thella malore, kryesisht të bashkisë Krujë qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi.Sipas informacioneve të marra nga Ujësjellësi, në mëngjes u konstatua ngrirja e tubacionit në depon nr. 2 për të cilin u morën masat menjëherë dhe nuk u krijuan probleme.
QARKU BERAT
Akset rrugore të fshatrave të njësive administrative si Tomori, Lybesha, Zhitomi, Dodovesi, Plashniku, Terpan etj., janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës, duke qenë se janë fshatra në lartësi mbi 1000 m.
Janë marrë masa për zhbllokimin e rrugëve duke hedhur një sasi të konsiderueshme kripe. Bashkia Poliçan ka ofruar ndihma ushqimore, veshmbathje, familjeve në nevojë që ndodhen në zonat e izoluara.
Të gjitha strukturat e emergjencave janë angazhuar për zhbllokimin e rrugëve.
50 vjet burgim personit që vrau me thikë nxënësin në një shk...
Kryeministri i Gorenlandës: Presioni i SHBA për të marrë ish...
Spanjë: Dy gjermanë humbin jetën pas një sulmi brutal, një t...
Abdixhiku: LDK për 36 vjet ka qenë shtylla e lirisë dhe demo...
Hargreaves vlerëson përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta...
Ardhja e mërgimtarëve për fundvit, kjo është gjendja në pika...