
Members of police special forces stand guard during a funeral ceremony of Fehmi Barcin, a Turkish soldier killed in Saturday's blast in the central Turkish city of Kayseri, in Istanbul, Turkey, December 18, 2016. REUTERS/Osman Orsal
Turqia ka shkarkuar nga puna më shumë se 6000 policë, nënpunës civilë dhe akademikë, duke e vazhduar spastrimin e grusht shtetit të korrikut të vitit të kaluar.
Tre dekrete kanë urdhëruar shkarkimin e 2,687 policëve, 1,699 zyrtarëve nga ministria e drejtësisë, 838 personave nga ministria e shëndetësisë, 649 akademikëve dhe 135 zyrtarëve nga drejtoria për çështje fetare, shkruan Hyrriet, transmeton arbesh.info.
Parlamenti i Turqisë ka votuar këtë javë që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për tre muaj, pasi qeveria tha se ishte e nevojshme për të mbështetur spastrimin e personave që ndikohen nga kleriku me bazë në SHBA, Fetullah Gulen.
Turqia vazhdon të akuzojë Gulenin dhe rrjetin e tij, për përpjekjen e grusht shtetit me 15 korrik të vitit të kaluar. Megjithatë Gulen ka mohuar akuzar e bëra nga qeveria turke./Arbresh.info
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...