Gjykata e Apelit Durrës konfirmon masen e “arrestit në burg” për ish-Drejtorin e burgut Durrës, Astrit Kotja, i arrestuar pak javë më parë në vijim te hetimit qe nisi Prokuroria Durres per lirimin me kusht të të denuarit Lulzim Berisha.
Ish-kreu i burgut Durrës dhe ish-juristi akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”.
Prokuroria thotë se “rezulton se Drejtori i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgut) dhe juristi i këtij institucioni, kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit të burgim të të dënuarit Lulzim Berisha”.
Në bazë të shqyrtimit të dosjeve përkatëse të burgut Durrës, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se të dënuarit Lulëzim Berisha duhej të kryente edhe të paktën 2 vjet e 7 muaj burgim, para se të mund të përfitonte nga parashikimet ligjore për lirimin me kusht.
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...
Muriqi kërkon ta vazhdojë formën e shkëlqyer edhe ndaj Barce...
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojn...
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...