Pas ceremonisë së betimit të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump që do të mbahet më 20 janar, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May do ta vizitojë atë në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas lajmeve në median britanike, pas takimit që u realizua mes këshilltarëve të May dhe delegacionit të Donald Trump muajin e kaluar, dy liderët do të takohen në muajt në vijim. Mediat kanë bërë të ditur se vizita do të realizohet në muajin shkurt.
Theksohet se qëllimi i vizitës së May, e cila kishte kritikuar Trumpin për retorikën e tij anti-muslimane dhe shumë çështje të tjera, është që të përmirësohen marrëdhëniet mes dy liderëve dhe të bëhen hapa të reja në fushën e tregtisë pas vendimit të Britanisë për largim (Brexit) nga Bashkimi Evropian (BE).
Në drejtim të ruajtjes së marrëdhënieve, gjithashtu thuhet se Trump do të zhvillojë vizitë zyrtarë në Britani si i ftuar i mbretëreshës Elizabeta II. Ndërkaq, politikani i parë britanik i cili ka vizituar Trumpin për ta uruar pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA ishte Nigel Farage, ish-lideri i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), i cili njihet për qëndrimet kundër BE-së dhe migrantëve.
Po ashtu, pritet që kryeministrja britanike May këtë muaj para vizitës në SHBA ta vizitojë Turqinë. Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu kishte thënë se është planifikuar që May ta vizitojë Turqinë më 27 janar.
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...
Muriqi kërkon ta vazhdojë formën e shkëlqyer edhe ndaj Barce...
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojn...
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...