Jamie Oliver, kuzhinier i njohur botëror nga Anglia, është detyruar të mbyllë 6 restorante nga 42 sa ka në Britani, për shkak të kushteve të rënda për tregti dhe rënies së valutës në Britani, që nga votimi për dalje nga BE-ja.
Grupi i restoranteve të Jamie Oliver deklaruan të premten se kompania ka pësuar rënie për shkak të devalvimit të “pounds”, e cila ka rritur shpenzimet për blerje të përbërësve të nevojshëm në Itali.
Por, në anën tjetër parashikimet se ekonomia e Britanisë do të pësojë rënie nuk kanë treguar rezultatet e pritura.
Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe Bankës Qëndrore angleze, edhe pse valuta ka shënuar rënie, shkalla e papunësisë mbetet e ulët si dhe sektorët tjerë të ekonomisë vazhdojnë të funksionojnë mirë./rel
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...