Austria vazhdon të favorizojë kontrollin kufitar për shkak të krizës së refugjatëve, ka deklaruar Ministri i Brendshëm, Wolfgang Subotka, për gazetën gjermane Die Welt.
Duke shtuar kontrollin kufitar me Gjermaninë në vitin 2015, Austria do të vazhdojë që të mbajë ritmin e njejtë edhe për një kohë të pacaktuar, transmeton arbresh.info.
“Për sa kohë BE-ja nuk është në gjendje të kontrollojë kufijtë e saj të jashtëm, ne do të marrim masa. Për ne është thelbësore të dimë se kush po vjen në vendin tonë”, ka thënë Subotka.
Në tetor, Komisioni i BE-së ka autorizuar një zgjatje e kontrolleve kufitare ndërmjet Gjermani, Austri, Danimarkë, Suedi dhe Norvegji deri në mes të shkurtit 2017.
Austria gjithashtu ka theksuar se kthimi i Shengen-it është i mundur vetëm nëse blloku është në gjendje të zgjidhë problemin e migracionit dhe mbrojtjen e kufijve.
“Nuk është vetëm Austria që mendon se është e nevojshme zgjatja e kontrollimit të kufijve. Kështu mendojnë shumë kolegë të mi evropianë”, ka shtuar ministri.
Austria ka pranuar rreth 100 mijë kërkesa për azil në vitin 2015. Vitin e kaluar në Vienë janë pranuar 37,500 kërkesa për azil, ndërsa qeveria austriake ka planifikuar të marrë rreth 127,500 persona në vitet 2016-2019.
Subotka gjithashtu tha se qeveria e tij do të vazhdojë të marrë masa për azilkërkuesit, politikë e cila u kundërshtua nga qeveria gjermane, por që u mbështet nga disa vende të BE-së si Polonia dhe Sllovakia./Arbresh.info
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por en...