Në reagimet e shumta që janë bërë në lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, është bashkuar edhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Pardi Cara.
Deputeti i PS-së madje propozon që të ndërmerret një nismë për të shpallur non grada presidentin e Serbisë, ndërsa vetë ligjvënësit duhet të bashkohen në një qëndrim të përbashkët kundër Serbisë.
Reagimi
Arrestimi i Ramush Haradinajt jo vetem qe nuk e njollos veprimtarine e dhe kontributin e tij ne luften per clirimin e Kosoves, por e ben ate qe ti rikujtohen edhe njehere ato vite te lavdishme. Kujtimet e se shkuares, me Jugosllavi, me Milloshevice dhe me Kosove nen pushtimin e Beogradit tani i perkasin historise me famekeqe te Ballkanit dhe nuk mund te rikthehen me. Lirimi i Ramush Haradinajt eshte vetem çështje ditesh. Ne Prishtine ai do pritet si hero sepse lufta e tij ishte e drejte.
Si deputet i Kuvendit te Shqiperise propozoj qe edhe ne duhet te levizim, nuk mund te kemi te njejtin qendrim ndaj serbeve. Presidenti i Serbise duhet te shpallet non grada ne Shqipëri. Nuk eshte pak te fabrikoshe akuza ndaj ish kryeministrit te suksesshëm kosovar. Ndaj dikujt minimalisht duhet mbajtur qëndrim.
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...
KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujo...
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...