Raportimet në vijimësi të mediave italiane flasin për një rol shumë të angazhuar të shqiptarëve në trafikun e lëndëve narkotike në shtetin fqinj.
E fundit është një artikull i publikuar sot nga prestigjozja italiane “Corriere Della Sera”, lidhur me trafikun e drogës në Milano, që e konsideron “qendër botërore të kokainës”.
Duke bërë një bilanc për vitin që lamë pas, Corriere shkruan se “në vitin 2016, janë arrestuar 2.458 tregtarë droge: një mesatare prej 204 në muaj, 51 në javë… Shumica e shpërndarësve të drogës janë të huaj: marokenë, shtetas nga Gambia, shqiptarë, transmeton Syri.
“Grosistët, furnizuesit, janë zakonisht shqiptarë”, shkruan media italiane.
“Policia ka arrestuar dhjetëra. Të gjithë me ngarkesa të konsiderueshme. 27 Dhjetor, Corsico, një djalosh shqiptar 22-vjeç, u sekuestruan më shumë se 5 kg heroinë dhe 27 kg përzierës. 22 Dhjetor, në San Donato, 11 kg heroinë dhe 1 kokainë”, vijon artikulli.
Pak ditë më parë, një tjetër media prestigjioze italiane, “La Repubblica”, duke iu referuar një raporti të Antimafies italiane shkruante se shqiptarët janë padronët ekskluzivë të trafikut të drogës Ballkan-Itali.
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...
KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujo...
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...