Shpërndarjen në internet të fotove dhe videove pornografike me të mitur i ka kushtuar 5 vjet burg, të riut Enkel Vela, i cili u dënua nga Gjykata e Tiranës për akuzën e pornografisë.
Informacionet e para për 22- vjeçarin Vela erdhën nga Interpol Wiesbaden, e cila gjatë verifikime rutinë që kryente për parandalimin e përhapjes së materialeve pornografike me te mitur, kishte konstatuar se nga Shqipëria nëpërmjet rrjetit e Donkey 2000 shpërndaheshin materiale të tilla.
Nga verifikimet e kryera më pas nga policia shqiptare u identifikua se autori i shpërndarjes së këtyre materialeve ishte 22-vjeçari Vela. Këtij të fundit i janë gjetur në dy servera kompjuterësh, shume materiale, foto dhe video, që pasqyronin akte seksuale me te mitur, deri në mosha të vogla 4 apo 7 vjeçe.
Këto materiale u dërgoheshin personave të tretë të cilët paguanin online për t’i parë. I pandehuri Vela gjatë gjykimit ka pranuar akuzën duke shfaqur edhe pendese. Por pavarësisht kësaj nuk i ka shpëtuar dënimit me 5 vite burgim.
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...
KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujo...
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...